Të gjithë ata që kanë kaluar sot përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë surprizuar teksa kanë parë në oborrin e kryeministrisë të ngulur një flamur.

Nuk bëhet fjalë për flamurin Kombëtar, por për flamurin shumëngjyrësh, simbol të komunitetit LGBT. Flamuri është vendosur në pjesën para kryeministrisë, përballë me Kryesinë e Kuvendit.

Vetëm 3 ditë na ndajnë nga “Parada e Krenarisë” që mbahet prej disa vitesh në Tiranë, çdo 18 maj. Si pasojë e pandemisë dhe kufizimeve të vendosura nga qeveria, këtë vit nuk ka të dhëna nëse parada do të mbahet.

Aleanca LGBT dhe Pro LGBT, komuniteti i Lesbikeve, Gay, Biseksualëve dhe Transeksualëve marshojnë prej 8 vitesh në Tiranë, kundër diskriminimit dhe paragjykimeve me të cilat përballen çdo ditë.

Marshimeve të tyre iu janë bashkuar disa herë edhe përfaqësues të ambasadave në vendin tonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re