Skip to content

Ngushëllim për familjen Berisha: BE nuk mendon të bashkohet me sanksionet amerikane, për momentin

Portali i familjes Berisha është ngushëlluar me një lajm, se për momentin, BE nuk ka ndërmend t’i bashkohet Amerikës për sanksionet kundër individëve të korruptuar në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Ai i ka bërë jehonë këtij lajmi, për të treguar se BE nuk ka gjë me Berishën.

Bashkimi Evropian nuk ka në axhendë sanksione të ngjashme me ato të SHBA për Ballkanin Perëndimor, bëri të ditur të mërkurën Komisioni Evropian, pasi presidenti Joe Biden firmosi të martën urdhrin ekzekutiv për bllokimin e pasurisë dhe ndalimin e hyrjes në SHBA për personat që kontribuojnë në destabilizimin e situatës në rajon.

SHBA njoftoi sanksione të gjera për të përfshirët në korrupsion, abuzim me të drejtat e njeriut apo që kërcënojnë ‘paqen, sigurinë, stabilitetin, apo integritetin territorial’ të çdo zone apo shteti në Ballkanin Perëndimor, apo që ‘minojnë institucionet apo proceset demokratike’ në rajon.

Pa e komentuar urdhrin ekzekutiv të SHBA, zëdhënësi ekzekutiv i punëve të jashtme të BE tha se ‘nuk ka në axhendë një reflektim për sanksione të mundshme’.

“Duhet thënë se çdo vendim për sanksione të mundshme është diçka që merret unanimisht midis vendeve anëtare. Kështu që nëse vendet anëtare arrijnë një marrëveshje mbi vendosje sanksionesh, atëherë ne mund të vazhdojmë në atë rrugë, por për momentin nuk është në programin e diskutimeve me partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor”, tha zëdhënësi.

Njoftimi i SHBA erdhi vetëm një javë pasi sanksioni tre bullgarë për korrupsion, si dhe rrjetet e tyre që përfshinin 64 njësi, në aksionin më të madh nën Aktin Global Magnitsky brenda një dite të vetme që nënvizon qëndrimin e ashpër të Washingtonit për korrupsionin politik dhe të drejtat e njeriut në rajon.

Ndërsa para tyre, ishte shpallur non grata Sali Berisha dhe familjarët e tij.