Një rast që vjen nga Mali i Zi fqinj, na kujton se jo vetëm në Shqipëri punët shkojnë keq.

Fjala është për cilësinë e plazheve, ku në vështrim të parë duket se malazezët na japin leksion ne shqiptarëve, sa i takon mjedisit, sidomos në plazhe, që janë dhe krenari e tyre dhe burim të ardhurash kombëtare.

Ka qenë një familje nga Belgjika ajo që “ia ka nxjerrë bojën” Malit të Zi, duke publikuar në rrjete foto plazhesh me mbeturina, duke shkruar:

“Ne shkuam në plazhin e Ada Bojanës. I bukur, por i pisët. Pse vendi është kaq i ndyrë kudo?”.

Mesazhet e familjes belge kanë zënë vendin kryesor në mediat e Podgoricës, por sidomos në ato të Beogradit, të cilat kanë gjetur rastin për të treguar anën e errët të vendit rebel.    

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re