Skip to content

Ngushëlluese: Shtatzënë e infektuar me koronavirus, lind foshnjë të painfektuar

kina rodjena zdrava beba zarazene majke

Një grua shtatzënë e infektuar me koronavirus (2019-nCoV) ka lindur një foshnjë të shëndetshme, pra të painfektuar. Ky zhvillim ngushëllues vjen nga verilindja e provincës Heilongjiang të Kinës.

Gruaja ishte në javën e saj të 38 të shtatëzanisë, kur pati një temperaturë prej 37.3 gradë Celsius dhe rezultoi pozitive nga testi për koronavirusin, realizuar të enjten, tha Na Hui, n/drejtori i spitalit ku ajo u shtrua.

Mjekët vendosën që ajo të lindë me variant cezarian, duke sjellë në jetë një vajzë e vogël me peshë rreth 3 kg.

Foshnja është testuar dhe ka rezultuar negative për koronavirusin e ri.

“Temperatura e trupit të nënës u kthye në normalitet brenda së dielës,” tha Na Hui.

Të dyja, nëna dhe foshnja janë në karantinë, me dy ekipe speciale mjekësore të përcaktuara për vëzhgimin dhe trajtimin e tyre.

Spitali nuk zbuloi emrin dhe moshën e nënës.