Skip to content

Nigel Farage pranon ftesën e Ramës, politikani britanik: Do të hamë drekë pas disa javësh, në avion

Deklarata e Nigel Farage per shqiptaret Edi Rama e sfidon 1536x864 1

Gjatë një fjalimi të mbajtur para anëtarëve të partisë Reform UK, Farage deklaroi se takimi me Ramën do të zhvillohet brenda disa javësh, duke e shoqëruar deklaratën me tone ironike:

Ai shtoi se një nga prioritetet e tij është ndalimi i hyrjes ilegale në Britani dhe deportimi i atyre që, sipas tij, përbëjnë rrezik për shoqërinë: “Ne do të ndalojmë kriminelët e huaj, do të ndalojmë anijet dhe do të deportojmë ata që hyjnë në mënyrë të paligjshme. Kjo është ajo që bën çdo vend normal në botë.”

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fnigel farage pranon ftesen e rames politikani britanik do te hame dreke pas disa javesh ne avion do te sjell edhe%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

Deklaratat e Farage vijnë pas një debati në distancë mes tij dhe Kryeministrit shqiptar në rrjetet sociale në korrik. Shkak u bë një statistikë e paraqitur nga Farage, i cili pretendoi se “1 në 50 shqiptarë në Britani është i burgosur”. Rama e kundërshtoi publikisht këtë shifër, duke theksuar se raporti i saktë është “1 në 100”, dhe akuzoi Farage për përhapje të të dhënave të pavërteta që stigmatojnë shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë debatit të tyre të ndezur mbi emigrantët shqiptarë në Britani, Farage iu përgjigj një ftese të Ramës, përmes një postimi në datën 30 qershor.

“E pranoj ftesën e kryeministrit Edi Rama për të vizituar Shqipërinë si i ftuari i tij i nderit. Do të diskutojmë së bashku kthimin pas të të burgosurve shqiptarë”, u shpreh Farage duke pranuar ftesën e kreut të qeverisë.