Së paku 30 civilë janë vrarë në një sërë sulmesh ndaj fshatrave në veriperëndim të Nigerit pranë kufirit me Malin, theksoi një burim sigurie.

“Persona të armatosur të paidentifikuar sulmuan fshatrat në Tillia, në rajonin Tahoua”, tha për AA një zyrtar.

Asnjë njoftim zyrtar nuk është lëshuar dhe asnjë pretendim i përgjegjësisë nuk është raportuar deri më tani.

Ky është sulmi i dytë i armatosur që synon civilët në Niger brenda një jave.

Sipas zëdhënësit të qeverisë, Abdourahamane Zakaria, të hënën e kaluar, persona të armatosur të paidentifikuar sulmuan dhe vranë të paktën 58 civilë që ktheheshin nga një treg javor në Banibangou, rajoni Tillaberi, pranë kufirit me Malin.

Qeveria e Nigerit ka shpallur tre ditë zi për të nderuar viktimat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re