Në shtetin Jigawa të Nigerisë për shkak të malaries që ka shënuar rritje gjatë periudhës së reshjeve, brenda 4 muajve kanë vdekur 121 fëmijë.

Drejtori i Spitalit të Dutse, Abbas Ya’u, në deklaratën për mediat lokale, tha se në rajonin Dutse të shtetit Jigawa në periudhën qershor-shtator kanë identifikuar 15.754 raste të malaries dhe prej tyre 8.102 janë fëmijë.

Ai tha se në këtë periudhë për shkak të malaries kanë vdekur 121 fëmijë të moshës nën 5-vjeçare.

Ya’u tërhoqi vëmendjen se sistemi imunitar i fëmijëve të moshës nën 5-vjeçare nuk është aq i fuqishëm për t’i rezistuar parazitëve, duke shtuar se mundësia për t’u ndikuar nga malaria dhe vdekja nga kjo sëmundje është më e madhe.

Dihet që rritja e numrit të rasteve të malaries në Nigeri është shkaktuar nga mushkonjat në pellgje të formuara gjatë sezonit të shirave.

Sipas raportit “Malaria në Botë 2019” të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), i publikuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar, në vitin 2018 në botë janë raportuar 228 milionë raste me malarie prej të cilëve 405.000 humbën jetën.

Raporti më tej bën të ditur se 94 për qind të vdekjeve të shkaktuara nga malaria kanë ndodhur në Afrikë. Vetëm në Nigeri kjo shifër përbën 24 për qind të shifrës së përgjithshme.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re