42 persona, përfshirë 27 nxënës, të rrëmbyer nga persona të armatosur nga një shkollë me konvikt në Nigeri mbi një javë më parë, janë lënë të lirë, konfirmuan zyrtarët.

Një bandë e armatosur rrëmbeu 27 nxënës, tre punonjës dhe 12 anëtarë të familjeve të tyre pasi mësynë Kolegjin Shkencor të Qeverisë në Kagara, një rreth në Shtetin veri-qendror Niger në orët e para të 17 shkurtit.

“Nxënësit e rrëmbyer, stafi dhe familjarët e Kolegjit Shkencor Qeveritar Kagara kanë rifituar lirinë e tyre dhe janë pranuar nga Qeveria e Shtetit të Nigerit”, tha Guvernatori Abubakar Sani Bello në Twitter.

Një zyrtar lokal në shtetin Niger tha për AA se ata u lanë të lirë pas disa ditësh negociata me rrëmbyesit.

Të rrëmbyerit u morën nga zbatuesit e ligjit sot në mëngjes dhe u sollën në Minna, kryeqytetin e Shtetit Niger.

Presidenti Mohammadu Buhari përshëndeti personelin e sigurisë për lirimin e grupit dhe drejtoi forcat e armatosura të vendit për të siguruar “lirimin e menjëhershëm” të të gjithë personave të rrëmbyer.

Zhvillimi erdhi një ditë pasi mbi 300 nxënëse u rrëmbyen nga një shkollë me konvikt në shtetin veriperëndimor Zamfara.

Ushtria dhe policia nigeriane kanë filluar një operacion për të shpëtuar vajzat e rrëmbyera në sulmin e së premtes në shkollën e qytetit Jangebe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re