Në provincën Kaduna të Nigerisë janë rrëmbyer shumë studentë në sulmin e kryer nga persona të armatosur në një universitet privat.

Sipas njoftimeve në shtypin kombëtar, persona të armatosur, të cilët ende nuk janë identifikuar, mbrëmë hapën zjarr në Universitetin Privat “Green Field” në provincën Kaduna.

Në sulm janë rrëmbyer shumë studentë.

Komisari Shtetëror i Kadunas për Sigurinë dhe Punët e Brendshme, Samuel Aruwan në një deklaratë për mediat lokale konfirmoi incidentin, por nuk dha informacione mbi numrin e studentëve të rrëmbyer.

Më 12 mars në një kolegj u rrëmbyen 210 persona

Të paktën 185 persona, përfshirë 42 studente dhe 8 mësuese, u shpëtuan nga 210 personat që u rrëmbyen në sulmin ndaj Kolegjit Federal të Mekanizimit të Pyjeve në provincën Kaduna më 12 mars.

Guvernatori i Provincës Kaduna, Nasir Ahmad al-Rufai njoftoi se nuk do të paguante shpërblim në këmbim të lirimit të studentëve.

Vitin e kaluar, 937 persona humbën jetën në sulmet e kryera nga persona të armatosur në provincën Kaduna ndërsa u rrëmbyen 1.972 të tjerë.

Në Nigeri që nga janari studentët janë rrëmbyer nga shkollat ​​4 herë dhe arsimi u pezullua në disa provinca për shkak të sulmeve që synonin shkollat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re