Të paktën 26 nxënës dhe 4 mësues, sipas të dhënave paraprake, janë rrëmbyer në një sulm të kryer nga persona të armatosur në një shkollë me konvikt në rajonin Kagara të shtetit Niger të Nigerisë.

Abubakar Baba Umar, një prej zyrtarëve të kolegjit shkencor shtetëror në Kagara, në një deklaratë për AA-së tha se persona të armatosur ende të paidentifikuar sulmuan në orët e para të mëngjesit shkollën me konvikt.

Umar, theksoi se sipas të dhënave paraprake janë rrëmbyer 26 nxënës dhe 4 mësues.

Më tej ai informoi se shumë nxënës arritën të largohen duke shpëtuar gjatë sulmit dhe se në rajon janë dërguar forcat e sigurisë.

Muhammadu Abdullahi, një nga nxënësit që ka shpëtuar, shpjegoi se personat e armatosur ishin të veshur me uniformë dhe se gjatë sulmit i janë nënshtruar dhunës.

Ndër të tjera Abdullahi, deklaroi se shpresojnë që nxënësit e rrëmbyer të shpëtohen sa më parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re