Autoritetet në veriperëndim të Nigerisë, kanë thënë se kanë liruar 100 gra dhe fëmijë – kryesisht nëna që kujdesen për foshnjat – që janë rrëmbyer nga banditët.

Ky grup i grave dhe fëmijëve është rrëmbyer më 8 qershor në rajonin Zamfara.

Katër persona patën vdekur në incident.

Qeveria e rajonit Zamfara, ka thënë se këta persona janë liruar pa paguar asnjë detyrim, mirëpo pa dhënë më shumë hollësi.

Personave të liruar do t’iu garantohen kontrollet shëndetësore dhe do të intervistohen para se të kthehen në shtëpi.

Një mori kidnapimesh kanë ndodhur në këtë rajon në muajt e fundit.

Shumica më pas janë liruar, pas kryerjes së pagesave për rrëmbyesit, por disa edhe janë vrarë.

Autoritetet kanë fajësuar për këto incidente banditët, hajnat e armatosur dhe milici tjera që veprojnë në këtë rajon dhe janë tejet të motivuara nga paratë.

Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, ka urdhëruar ushtrinë që të luftojë kriminelët në Zamfara dhe rajonet fqinje, Kaduna dhe Katsina.

Më herët gjatë kësaj jave, përgjatë një bastisjeje kundër një grupi kriminal, një aeroplan i forcave ajrore nigeriane është rrëzuar në kufirin mes rajoneve Zamfara dhe Kaduna.

Piloti i ka shpëtuar sulmit, duke ndërruar kahjen e aeroplanit dhe duke ikur në një vend të sigurt.

#Muslimania.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re