Sot në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, u diskutua deklarata e kryeministrit, Edi Rama, i cili tha se bizneset të marrin punëtorët e huaj në Shqipëri.

Në një takim me një pronar masonerie në Shkodër, duke folur për mungesën e krahut të punës, Rama i tha pronarit: “Me këtë pagë që ke ti këtu i ke të sigurt punëtorët e huaj nga Bangladeshi, nga Afganistani dhe nga India”.

Në  një lidhje direkte me emisionin ishte sot një nigerian i cili jeton dhe punon në Shqipëri. Cyprian Emesurum tha se fillimisht ka ardhur në Shqipëri për të parë vendin, e më pas ka qëndruar për të punuar.

Edhe pse paga që ka këtu në vendin tonë është e njëjtë me atë që kishte në Nigeri, ai ka zgjedhur që të qëndrojë në Shqipëri pasi vlera e parasë është më e lartë këtu se në vendin e tij të lindjes.

Biseda mes moderatorëve, Erjona Rusi dhe Flori Gjini me Cyprian Emesurum:

Cyprian: Jetoj në Shqipëri prej një viti e gjysmë

Moderatorët:  Ku punon?

Cyprian: Punoj në Vorë në një kompani

Moderatorët: Sa paguhesh?

Cyprian: 300 dollarë

Moderatorët: A paguan qira?

Cyprian: Jetoj në Vorë, e tani për tani nuk paguaj qira. Kemi arritur një marrëveshje me kompaninë

Moderatorët: Pse erdhe në Shqipëri si fillim?

Cyprian: Për të udhëtuar, për të parë vendin, e më pas për të punuar.

Moderatorët: Si është paga në Shqipëri dhe në Nigeri?

Cyprian: Është e njëjta pagë

Moderatorët: Pse nuk qëndron atje kur është e njëjta pagë? Çfarë ke këtu që nuk e gjen në Nigeri?

Cyprian: Vlera e parasë në Shqipëri është më e madhe se sa ne Nigeri.

Moderatorët: A dëshiron shoqëria apo të afërm tuaj që të vijnë këtu?

Cyprian: Duan që të vijnë.

Moderatorët: A janë duke u përgatitur që të vijnë?

Cyprian: Jo për momentin

Moderatorët: Pse jo?

Cyprian: Nuk është e lehtë që të gjejmë punë për shkak të gjuhës.

Moderatorët: A ke hasur në diskriminim nga shqiptarët?

Cyprian: Është 50 me 50. Habiten nga ngjyra e lëkurës dhe është reagimi i parë se çfarë bën ti në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re