Skip to content

Nikki Haley ose Ivanka Trump, kandidate për në krye të Bankës Botërore

Dy gra, Nikki Haley dhe Ivanka Trump, njëra ish-ambasadore në
OKB dhe tjetra vajza e presidentit, janë midis kandidatëve të mundshëm të SHBA
për të zëvendësuar presidentin e Bankës Botërore në largim Jim Yong Kim,
raportoi të premten Financial Times.

Kim befas njoftoi të hënën se po shkurtonte mandatin e tij si
president i bankës më shumë se tre vjet përpara se afati i tij i dytë të
përfundonte.

Përveç Trump dhe Haley, e cila dha dorëheqjen si ambasadore e
SHBA në Kombet e Bashkuara muajin e kaluar, emra të tjerë që përfshihen janë
Nënsekretari i Thesarit për Çështjet Ndërkombëtare David Malpass dhe Mark
Green, kreu i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, raportoi FT.

Ivanka Trump në vitin 2017 ishte forca shtytëse për fondin
prej 1 miliard dollarë, financuar nga sauditën, për të promovuar sipërmarrjen nga
gratë.

Departamenti i Thesarit i tha AFP të premten se nuk kishte
asnjë koment në kandidatët e mundshëm.

Departamenti ka marrë një “numër
të konsiderueshëm rekomandimesh”, tha një përfaqësues.

“Ne
po fillojmë procesin e rishikimit të brendshëm për një kandidat të SHBA. Ne
presim me padurim të punojmë me guvernatorët për të zgjedhur një udhëheqës të
ri.”

Sipas një marrëveshjeje të pashkruar, Shtetet e Bashkuara, që
është aksionari më i madh i bankës, gjithmonë kanë zgjedhur udhëheqësin e tij
që kur u themelua institucioni pas Luftës së Dytë Botërore.