Skip to content

Niko Brahimaj largohet nga drejtimi i Policisë së qarkut Shkodër, e zëvendëson Lorenc Meta

Niko Brahimaj nuk drejton më Policinë e Qarkut të Shkodrës. “Panorama” ka siguruar vendimin dhe raportohet se vendin e tij do ta zërë zv.drejtori Lorenc Meta.

Arsyet e largimit të Brahimaj janë komplikacionet shëndetësore që ka patur ditët e fundit.

Ish-kreu i Forcës Lëvizëse Operacionale (FLO) Niko Brahimaj u emërua nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, drejtues i Policisë së Qarkut të Shkodrës në mars të vitit 2019.