Skip to content

Nikoll Lesi: Ilir Meta nxorri në shesh 100 mijë njerëz

 

Gazeta e Nikoll Lesit shkruan se në protestën e Ilir Metës kanë marrë pjesë 100 mijë njerëz.

“Në orën 17:00 ka nisur manifestimi mbarëkombëtar për mbrojtjen e Kushtetutës. Mbi 100  mijë qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së kreut të shtetit Ilir Meta. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur si asnjëherë më parë.

Pas mbërritjes së kreut të shtetit dhe mjaft figurave publike që e shoqëronin atë, manifestimi nisi me këndimin e himnit kombëtar”, shkruan gazeta e Lesit, e cila është kthyer në organin zyrtar të Ilir Metës dhe LSI-së./ tema