Nikoll Lesi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku komentoi edhe dekretimin e qeverisë nga Presidenti Meta, i cili ishte zotuar se kurrë nuk mund të dekretonte Edi Ramën kryeministër dhe se më parë do të dorëhiqej.

Lesi tha se Meta gaboi veçanërisht me mitingun e 2 marsit, mesazhin e të cilit nuk e kuptoi drejt.

Për cilin Ilir Meta më flet, për të parin apo për të dytin? Ilir Meta bëri betejë reale për Kushtetutën. Qëndrimet ishin stoike dhe e bllokuan uzurpimin total të gjykatës. Ilir Meta ka një problem të madh, që mitingu i 2 mars 2019, për mua, kaloi në Ilir Metë të dytë, që e mori në qafë. Ai e përktheu, si miting që është 200-300 mijë njerëz pro Ilir Metës. Por, ata nuk kishin, thjesht gjetën një lider, meqë nuk po arrinte dot Basha të rrëzonte Ramën.

Ilir Meta i dytë sipas meje, që tani e shoh më mirë nga ky pozicion, duhet të kishte dhënë dorëheqjen më 2 mars. Si akt politik, të kishte shkrirë parlamentin, të kishte zbritur në turmë dhe të kishte filluar një lëvizje të madhe përtej LSI dhe PD, që mund të kthehej në një lëvizje të rë. Ai nuk e shfrytëzoi, tani është kthyer në president danez“, tha ndër të tjera Lesi.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re