Nikoll Lesi shprehet entuziast, se më 25 prill, opozita në Shqipëri, do bëjë të njëjtën gjë që bëri ajo në Kosovë.

“Në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Fitoi bindshëm Albin Kurti, bashkë me Vjosa Osmanin.

Shtypi botëror i quajti jo zgjedhje, por përmbysje e madhe apo me saktë Referendum Popullor. Albin Kurti mori 48 për qind të votave, bile kur të numërohen edhe votat e diasporës ai mund ta kalojë i vetem 50-përqindshin.

Qeverinë Kurti e përmbysen pabesisht dhe tinëzisht. Një dorë në rrëzimin e tij ia dha edhe kryeministri Rama. Bashkë me Hashim Thaçin. Ky i fundit ndodhet në burgun e Hagës. Ndërsa Rama akoma në qeveri deri më 25 prill.

Por pasi e rrëzuan Kurtin, Kryeministri shqiptar e ironizoi e talli, bile e përçmoi për kauzën e tij patriotike.

Po kështu u tall edhe me Vjosa Osmanin, presidente në detyrë në Kosovë.

Ajo që bie në sy, edhe pas këtyre prapësive ndaj të dyve, deri më sot kryeministri shqiptar, as në cilësinë e kryetarit të PS nuk i ka uruar për fitoren këtë dyshe në Kosovë. E uruan Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Por jo Rama!

Minimalisht, një formalitet duhej ta bënte Edi Rama.

Edhe nëse nuk i shikon dot me sy, prapë duhet ti urojë për fitoren si referendum që u zhvillua në Kosovë.

Me sa duket frika e shembullit kosovar që do të përsëritet edhe në Shqiperi më 25 prill, e frikëson Ramën.

Data 25 prill edhe pak javë ka e do të jetë në Shqipëri më e fuqishme se në Kosovë.

Një gjë e sigurtë është tashmë e padiskutueshme: Më 25 prill Shqipëria do të marrë shembullin e Kosovës, bile shumë më shumë se kaq!

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë shembull frymëzues për botën shqiptare”, shkruan ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re