Gazeta 30 vjeçare, Koha Jonë, e Nikoll Lesit ka publikuar një shkrim ku thotë se Gjykata Kushtetuese do të rrëzojë zgjedhjet e 30 qershorit 2019-të dhe se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme lokale. Në artikull thuhet se kandidatura e opozitës për Tiranën, do të jetë presidenti Ilir Meta dhe do ta mundi Erion Veliajn si “luan që është”.

“Në Tiranë do kemi supër përballje sapo të vendos gjykata kushtetuese. Përballë Erion Veliajt do jetë një kandidaturë e fortë, ku flitet se do te kandidoie vetë Ilir Meta. Natyrisht pasi fiton në gjykatën kushtetuese mos shkarkimin, sepse në të vertetë nuk ka asnjë shkelje kushtetuese. Dhe jep dorëheqjen si president e direkt në fushatë për Bashkinë e kryeqytetit

Këtë kandidim, sipas burimeve, Meta ia ka kërkuar LULZIM BASHES, pra që të jetë kandidaturë e krejt Opozitës. Në të kundërt, LSI-ja do t’i verë kandidatët e saj në çdo bashki dhe praktikisht PD-ja nuk merr as Shkodrën. Nga kjo matematikë zgjedhore Ilir Meta e ka mbyllur për Tiranën kandidimin në emër të Opozitës.

Atëhere përballja Ilir Meta me Erion Veliajn do jetë epokale. Dhe si rregull fiton Luani i politikës!

Dihet se kush është Luani, në këtë rast”, shkruan Koha Jonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re