Skip to content

Nikoll Lesi “pajtohet” me Ilir Metën: Shkarkimi i tij hakmarrje e pastër, Sali Berisha donte t’i hante kokën. Ai ka bërë piketat e integrimit në BE

Duket se botuesi Nikoll Lesi është pajtuar sërish me presidentin Ilir Meta pas disa ditësh hatërmbetje pasi ky i fundit nuk e kishte dekoruar.

Së fundi në një video-editorial të publikuar në Koha Jonë, thuren lavde për presidentin Ilir Meta, ndërsa sulmohet Parlamenti dhe votimi për shkarkimin e Metës cilësohet si antikushtetues.

Votimi në parlament, është një votim antikushtetues dhe një hakmarrje e pastër politike e kësaj mazhorancë, që në vitin 2013 ishte pikërisht Ilir Meta që i dha pushtetin.

Ilir Meta është politikan i vjetër socialist, deputet i ri në moshë i PS në ‘92 dhe i pari deputet, të cilit pushteti i Sali Berishës donte ti hante kokën në vitet e para të demokracisë.

Si kryeministër ndërmori i pari me guxim investime në infrastrukturë, e ku autostrada Tiranë-Durrës mban firmën e Ilir Metës.

Është po ky Ilir Metë që në vitet e drejtimit të qeverisjes socialiste bëri piketat e para të integrimit europian.

Dhe kur Shqipëria po hynte në krizë të madhe për ambicien e Fatos Nanos për tu bërë president Ilir Meta dha dorëheqjen nga kryeministër”-thuhet në editorialin e gazetës së Nikoll Lesit.