Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka dërguar një letër zyrtarit të Departamentit Amerikan të Shtetit, James Rubin.

Nikolla i ka kërkuar asistencë për ngritjen e Komisionit Parlamentar të Dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja.

Ajo e fton zyrtarin e DASH të vizitojë parlamentin e Shqipërisë dhe të jap vlerësimin dhe eksperiencën e tij. Komisioni pritet të miratohet gjatë seancës së të enjtes, ndërsa shoqërohet me kritika nga opozita.

 “Po ju shkruaj në lidhje me mocionin e fundit të iniciuar nga një grup deputetësh për krijimin e një Komisioni të Posaçëm për të luftuar ndikimin malinj të huaj, përfshirë dezinformimin. Konferenca e Kryetarëve miratoi sot vendimin e Kuvendit për krijimin e një komisioni të tillë dhe e përcolli për miratim në seancë plenare. Duke qenë se Shqipërisë i mungon kuadri i duhur për të trajtuar ndikime të tilla, dëshiroj t’ju bëj një ftesë për të vizituar Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Përvoja dhe njohuritë tuaja të vlefshme do të përfitonin shumë nga përpjekjet e komitetit për t’iu kundërvënë këtyre forcave. Për më tepër, do të doja t’ju kërkoja t’i drejtoheni Parlamentit për rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar ndikimet malinje të huaja. Fjalimi juaj do të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe inkurajimin e bashkëpunimit në këtë çështje vendimtare”, shkruan Nikolla.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re