Nikolla ndërmerr nismën: 22 nëntori të shpallet Ditë Kombëtare, e rëndësishme për identitetin tonë

nik.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Duke nisur nga viti i ardhshëm, në të gjithë territorin e vendit do të ketë një abetare unifikuese.

 

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi theksoi gjatë një konference për mediat se janë në bashkëpunim me autoritetet e arsimit në Kosovë që kjo nismë të zhvillohet edhe atje, nën moton “një abetare, një gjuhë, një komb”.

 

“Në kushtet e reja në të cilën ndodhemi, patjetër që një abetare e re do të jetë një vlerë e shtuar dhe do të japë një kontribut më të rëndësishëm të brezave të ri. Kemi një kontekst social të ri dhe historik. Kemi metodologji të reja bashkëkohore dhe teknologji të avancuara. Që të gjitha këto duhet të reflektohen te përmbajtja dhe forma e abetares së re. Kam bindjen që vendimi që morëm te Këshilli i Ministrave për të pasur një abetare unike, është vendimi i drejtë dhe i duhur, për të pasur të gjithë një start të barabartë dhe padyshim një qasje të barabartë. Unë kam besim që puna për abetaren e re ka një bazë shumë të mirë dhe jam i sigurt që autorët tanë, metodistët tanë kanë përkushtimin e duhur për të konkurruar me abetare dinjitoze. Jam e lumtur që iniciativa e kryeministrit, jo vetëm ka gjetur mbështetje të gjerë në Shqipëri, por jam e lumtur që dhe festa që ai i drejtoi qeverisë së Kosovës, gjeti gjithashtu miratim. Unë me homologen time në Kosovë kemi dakordësuar për të filluar shpejt nga puna për një komision të përbashkët që do të merret me të gjitha procedurat. E përsëris që kemi një përvojë të mirë në bashkëpunim me Kosovën. Vitin e ardhshëm, ne t’i dhurojmë vogëlushëve, një abetare të re të përbashkët, të unifikuar për të gjithë nxënësit. E ku ka më bukur, një komb, një gjuhë, një abetare”, deklaroi Kushi.

 

Nga ana tjetër, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka ndërmarrë nismën për të shpallur ditën e alfabetit, Ditë Kombëtare në Shqipëri. Gjatë aktivitetit “Një gjuhë, një abetare”, ajo u shpreh se 22 nëntori është një ditë e rëndësishme e identitetit kombëtar dhe këtë gjë duhet ta mbrojmë fort edhe në të ardhmen.

 

“Doja tju informuar se kam ndërmarrë nismën për t’i kërkuar qeverisë që 22 nëntori, dita e alfabetit të shpallet edhe në Shqipëri ditë kombëtare. Duke qenë një ditë e rëndësishme e identitetit kombëtar, duke qenë një ditë e rëndësishme e gjithçkaje që shënjon në atë që ne jemi dhe duhet ta mbrojmë fort edhe në të ardhmen. Përpjekjeve 170-vjeçare të formumit të abetareve do të jenë përpjekje të reja të shtuara nga studiuesit tanë për të patur një monument, një abetare falë këtij projekti që nis një gjuhë një abetare”, u shpreh Nikolla.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë