Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, po merr pjesë në Samitin Botëror të Grave Kryeparlamentare, organizuar nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Francës, Yawl Braun-Pivet, në 6-7 mars, në Paris.

Në ditën e dytë të Samitit, Nikolla dhe gratë kryeparlamentare pjesëmarrëse në Samit u pritën në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës Franceze Emmanuel Macron.

“Në Paris, në zemrën e Francës së Deklaratës së të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit, ishte inspiruese shprehja e Presidentit Macron se barazia nuk është një çështje gjinore, por një çështje dhe vlerë universale për qytetërimin e sotëm.”, u shpreh Nikolla pas takimit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re