Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla,  ka dhënë një mesazh në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

 

 

“Sot është Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe dita e parë e 16 ditëve të aktivizmit kushtuar kësaj çështjeje jetike për nënat, gratë, motrat dhe vajzat.

 

Në këtë ditë, përsëris thirrjen time për më shumë vëmendje dhe investim politik, ekonomik, shoqëror, ligjor dhe institucional për të luftuar në rrënjë dhe eliminuar shkaqet që prodhojnë, nxisin dhe tolerojnë dhunën ndaj grave e vajzave”, tha ajo.

 

Sipas saj së shpejti, Kuvendi do të shqyrtojë paketën ligjore propozuar nga unë për plotësimin e legjislacionit kundër dhunës ndaj grave

 

“Kuvendi, qeveria, institucionet dhe komunitetet duhet të punojmë më shumë dhe të rrisim aksesin në burimet e shoqërisë, ekonomi, zhvillim, arsim, shërbimin shëndetësor, shërbimet e tjera publike e humane, të ngushtojmë pabarazinë dhe të mbështesim angazhimin më të madh të grave e vajzave në vendimarrjet e shoqërisë.

 

Së shpejti, Kuvendi do të shqyrtojë paketën e ndryshimeve ligjore, që me nismën time si deputete, kam hartuar e depozituar, për përmirësimin dhe plotësimin e legjislacionit kundër dhunës ndaj grave.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re