Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas akuzave të bëra këtë të shtunë nga zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në PD, Genta Vangjeli e cila tha se 12 milionë euro ose 12.8 miliardë lekë ka shpenzuar në 10 muajt e fundit Lindita Nikolla për udhëtime luksi dhe arredime zyrash.

 

Në reagimin e bërë nga Kuvendi thuhet se deklarata e sotme e Foltores është e mbushur me të pavërteta e sajime, të cilat nuk i përgjigjen realitetit.

 

Sipas tyre shpenzimet për të cilat bëhet fjalë në deklaratën e Foltores janë shpenzime për funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë dhe aspak për shpenzime luksi.

 

Gjithashtu Kuvendi publikoi dhe shifrat me shpenzimet përkatëse:

 

Për transparencë , informojmë publikun se buxheti i Kuvendit për vitin 2023 është: 1.513.843.540 leke nga të cilat;

 

Për pagat: 829.700.000 lekë.

 

Sigurimet shoqërore: 112.384.000 lekë.

 

Shpenzimet operative: 479.556.000 lekë.

 

Kuota parlamentare: 15.090.000 lekë.

 

Fondi i veçantë: 2.113.540 lekë.

 

Shpenzime kapitale: 75.000.000 lekë.

 

Realizimi si 10-mujor: 1.085.948.857 lekë.

 

Së fundi, nënvizojmë se burimet financiare të Kuvendit të Shqipërisë janë në dispozicion të të gjithë deputetëve, pa dallim përkatësie partiake.

 

Kuvendi po ashtu bën me dije se planifikimi, detajimi dhe përdorimi i burimeve financiare të Kuvendit të Shqipërisë, sipas programeve buxhetore, vendoset dhe miratohet nga Byroja e Kuvendit, organ në të cilin bëjnë pjesë edhe deputetët e opozitës. Pas miratimit në Byro, bëhet raportim 4-mujor i realizimit të treguesve të buxhetit, të cilat janë publike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re