Nikolle Lesi i gazetes Koha Jone, gazete afer presidentit Ilir Meta shpfaqet i shqetesuar teksa hedh ne publik lajmin  se një kandidaturë e fortë përballë Lulzim Bashës pritet të nxirret nga grupi anti-Basha, për zgjedhjet e kryetarit të ri që mbahen në korrik të këtij viti.

Ai shkruan se “sipas burimeve të gazetës “Koha Jonë”, grupimet anti-Basha me politikanë si Arben Imami, Bujar Nishani etj, po mendojnë që mes Majlinda Bregut dhe Jozefina Topallit, të zgjedhin njërën prej tyre që do të garojë përballë Bashës për kreun e partisë”.

Per te Majlinda Bregu është figurë e lartë, pasi sot ajo punon si drejtore për Ballkanin Perëndimor në varësi të BE.

Po të njëjtat burime i thane Lesit se se nuk është çudi që një prej anëtarëve të kryesisë së PD të dalë kandidat kundër Lulzim Bashës.

Duke qene nje gazete afer Metes, i cili ka deklaruar se pas 26 prillit, nese opozita humbet, atehere ai do te jete i detyruar te marre drejtimin e opozites ne teresi, Lesi shfaq shqetesimin e tij, per shkak se nese ndodh nje gje e tille dhe nese fiton njera prej kandidaturave perballe Bashes, pak gjas kane, atehere drejtimi i opozites nga Meta vihet ne pikepytje, pais as Topalli dher as Bregu nuk e qasin LSI-ne!

Gazeta e Nikolle Lesit shkruan:

Burime të rezervuara nga grupi antiBasha në PD po mendojnë të nxjerrin një kandidaturë rivale për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së, mandat që votohet në muajin korrik.

Humbja e PD-së në këto zgjedhje ka sjellë pështjellim në selinë blu. I pari e theu heshtjen Bujar Nishani, ish-president Republike dhe sot kryetar i Këshillit Kombëtar të PD. Ai kërkoi largimin e Lulzim Bashës, pasi sipas tij PD po qëndron në opozitë vetëm nga Lulzim Basha.

Edhe grupi IMAMI and co po mendon të nxjerrë një kandidaturë përballë Bashës me synimin, sipas tyre, përbashkimin e krejt demokratëve të këtyre 30 viteve dhe fitoren përballë Ramës.

Burime të rerzervuara thanë për KOHA JONE se janë dy kandidatura, që do përzgjidhet në një, përballë Lulzim Bashës. Do jenë Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu. Njera prej tyre do miratohet si kandidaturë e vetme përballë kryetarit aktual Basha.

Majlinda Bregu është figurë e lartë, pasi sot ajo punon si drejtore për Ballkanin Perëndimor në varësi të BE.

Po të njëjtat burime thanë se nuk është çudi që një prej anëtarëve të kryesisë së PD të dalë kandidat kundër Lulzim Bashës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re