Nikollë Lesi duket se është mallëngjyer nga qeveria e re.

Ai thotë se ky është një kabinet serioz dhe se Rama është i pakonkurushëm.

“Sot kryeministri Rama prezantoi qeverinë e re. Një qeveri vazhdimësie dhe me ambicie serioze për katër vitet e ardhshme.

Një kryeparlamentare me tipare europiane si Lindita Nikolla dhe një Sekretar i Përgjithshëm i PS, i shkathët dhe njerëzor si Damian Gjiknuri.

Këto ishin zgjedhjet e Edi Ramës.

Kryeministri mbetet i qartë se nuk ka lojëra me të në PS, sikurse po lobonin disa grupe në PS që t’i merrnin gjysmën e qeverisë e duke synuar për më vonë t’i marrin Partinë.

Sot Edi Rama konfirmoi se ai mbetet i pakonkurrueshëm edhe për shumë vite”, shprehet Koha Jonë e Nikollë Lesit. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re