Gazeta e Nikollë Lesit ka publikuar një editorial ku thotë se kryeministri Edi Rama ka për t’i fituar përsëri zgjedhjet.

Në shkrim adresohen kritika ndaj opozitës për të reflektuar brenda saj në mënyrë që të sfidojnë Partinë Socialiste.

Gjithashtu, theksohet se humbja ka qenë jo veç për opozitën por edhe për presidentin i cili mori një përgjigje mbi thirrjet e tij për referendum.

Shkrimi i plotë në Koha Jonë:

“KAS dhe Kolegji Zgjedhor po vulosin fitoren e Edi Ramës, që si asnjëherë tjetër në historinë e Shqipërisë bëhet i pari politikan që do jetë tre herë kryeministër,duke u futur në librin e historisë.

Se si i mori zgjedhjet tashmë e dijmë, por problemi para shoqërisë shqiptare shtrohet; a ka njeri apo parti që e mposht Ramën? A do jenë këto parti të opozitës që do të mund ta rrëzojnë nga pushteti apo duhet krijuar një parti e re?

Zgjedhjet u mbyllën!

SHBA dhe BE uruan atë që është sot në kryeministri deri në vitin 2025. Rama i ka zaptuar gjithë pushtetet, por prapë pyetja vjen: Si mund dhe kush do ta rrëzojë? A ka nevojë opozita të bëjë analizë të ftohtë së pse humbën zgjedhjet dhe jo vetëm duke u qarë së “na i vodhi”. Rilindja do ti marrë prapë në vitin 2025, nëse opozita shkon pa strategji apo pa përbashkim në zgjedhje.

A e vret ndërgjegjja Lulzim Bashën si shefi kryesor i Opozitës, por edhe LSI-në se si nuk arriten të futeshin në një listë përballë kryeministrit? Si ka mundesi që nuk doli populli në Referendum, siç kërkoi edhe Presidenti, por vetëm 47 përqind ishte pjesmarrja në votime?! Me kaq përqindje në pjesëmarrje ti merr prapë zgjedhjet Edi Rama. Nëse populli do

motivohej prej Opozites do ta dërmonte Rilindjen, por nuk dolën në votime në mënyrë massive se nuk besuan te Opozita. Nëse dilte populli me besim,sado të vidhte PS vota, prapë masa dërmuese e popullit do ta mbyste pushtetin.

Ndaj Opozita ka nevojë për reflektim, pa harruar akuzat dhe përballjen me qeverinë”, shkruhet në shkrimin e botuar sot nga Koha Jonë. (TemA)