Skip to content

Nikollë Lesi “thumbon” Metën: Një ish-ministër i LSI nën vëzhgimin e SPAK, në gusht do kemi edhe më lart

Nikollë Lesi ka publikuar një shkrim në gazetën e tij ku thotë se një ish ministër i Lëvizjes Socialiste për Integrim është nën vëzhgimin e SPAK.

Ai shton se në vjeshtë do të ketë edhe më shumë se kaq duke nënkutpuar presidentin Ilir Meta ndaj të cilit janë artikuluar mediatikisht ndër vite një sërë akuzash.

SPAK po e ngre nga pak e përditë stekën e arrestimeve. Pas dy kryebashkiakëve, Lushnjë dhe Pogradec, SPAK-u bëri arrestime në ministrinë e brendshme. Po në këtë ministri arrestoi edhe ish-zv/ministren e brendshme.

Ndërkohë zien puna në SPAK. Plot dosje korrupsioni dhe shpërdorim detyre janë në tavolinat e prokurorëve të SPAK.

Mësohet se një ish-ministër i LSI ndodhet nën vëzhgim nga strukturat e hetimit të SPAK.

Nuk dihet akoma koha e arrestimit. Edhe nga selia e PD-së, ka ish-ministër që po pret firmën e SPAK.

Do kemi javë të nxehta këtë muaji korriku dhe gushti. Në vjeshtë do kemi me lart se ish-ministra”, shkruan Lesi.