Gazeta Koha Jonë e Nikoll Lesit ka publikuar një shkrim ku thotë se Gjykata Kushtetuese do të rrëzojë zgjedhjet e 30 qershorit 2019 dhe se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme lokale.

Në artikull thuhet se kandidatura e opozitës do të jetë presidenti Ilir Meta.

“Në Tiranë do kemi supër përballje sapo të vendos gjykata kushtetuese. Përballë Erion Veliajt do jetë një kandidaturë e fortë, ku flitet se do te kandidoie vetë Ilir Meta. Natyrisht pasi fiton në gjykatën kushtetuese mos shkarkimin, sepse në të vertetë nuk ka asnjë shkelje kushtetuese. Dhe jep dorëheqjen si president e direkt në fushatë për Bashkinë e kryeqytetit.

Këtë kandidim, sipas burimeve, Meta ia ka kërkuar LULZIM BASHES, pra që të jetë kandidaturë e krejt Opozitës. Në të kundërt, LSI-ja do t’i verë kandidatët e saj në çdo bashki dhe praktikisht PD-ja nuk merr as Shkodrën. Nga kjo matematikë zgjedhore Ilir Meta e ka mbyllur për Tiranën kandidimin në emër të Opozitës.

Atëhere përballja Ilir Meta me Erion Veliajn do jetë epokale. Dhe si rregull fiton Luani i politikës!

Dihet se kush është Luani, në këtë rast”, shkruan Koha Jonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re