Shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias ishte sot në Prishtinë, ku u prit  nga homologia e tij Donika Gërvalla Schvarz. Pas takimit, ai u shpreh se Kosova dhe Serbia duhet t’i përkushtohen bisedimeve, për të finalizuar të gjitha marërveshjet.

 

 

 

NIKOS DENDIAS

MINISTER I JASHTEM I GREQISE

 

“E mbështesim dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit me qëllimin e arritjes së një marrëveshjen ligjërisht të obligueshme dhe sipas ligjeve ndërkombëtare. Është e rëndësishme të respektohen nga të dyja palët të gjitha marrëveshjet e arritura, ky ishte mesazhi im i qartë edhe në Beograd dje”

 

 

 

Dendias foli edhe për situatën ne veri, duke thënë se situata mund të përshkallëzohet nga aktorë të tjerë.

 

 

 

“Nuk duhet të lejojmë palët e treta që të shfrytëzojnë rastin e të shkaktohet jostabilitet në rajon, në këtë drejtim mbështesim rolin e EULEX-it për stabilizim dhe mbështesim në punën e tyre edhe të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak dhe atë të SHBA-së, Gabriel Escobar.

 

 

 

Në takimin mes dy ministrave të jashtëm u fol edhe për energjinë si dhe forcimin e bashkëpunimit.

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re