Zbardhet vdekja e një të moshuare ditën e enjte në qytetin e Durrësit.

 

Redmond Gruda 21 vjec ka pranuar para forcave te rendit se vdekja e gjyshës së tij Floresha Shkurti kishte ardhur si pasoje e goditjeve të tij.

 

I riu kishte lajmeruar vetë policinë një ditë më parë duke thene fillimisht se e kishte gjetur gjyshen e tij 81 vjecare të vdekur në katin e trete të një pallati ku banonte në lagjen nr.16 afër stadiumit “Niko Dovana”.

Por ndërsa fillimisht u mendua një vdekje natyrale e 81 vjecares, pak orë pas ngjarjes është zbardhur gjithcka. Redmond Gruda përdorues hashashi është konfliktuar me gjyshen e tij për cështje parash dhe më pas e ka goditur duke I shkaktuar vdekjen. Ai tha para policisë se këtë veprim e kishte bërë ne gjaknxehtësi e siper.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re