Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë tashmë ka përzgjedhur bankën e nivelit të dytë për kredinë studentore me normë interesi 6% dhe ndërkohë ka nisur procesi i aplikimeve.

Nga buxheti i shtetit për arsimin do të mbulohet 5% e interesave dhe norma nuk do të ndryshojë deri në shlyerjen e shumës së përfituar, pas përfundimit të studimeve.

“Qëllimi i kësaj skeme të kreditimit studentor është mbulimi i shpenzimeve  të studimit, kosto jetese dhe tarifë studimi për ata që studiojnë në universitetet publike. Edhe studentët në institucionet private kanë të drejtë të aplikojnë por shteti nuk mbulon asnjë pjesë interesi. Nuk ka kolateral fizik, jepet në dy këste dhe prioritet kanë ata që kërkojnë shumën më të ulët të financimit si dhe degët prioritare”, thotë Ledina Merkaj, drejtoreshë e AKFAL.

Kjo skemë e cila ofrohet për herë të parë në vendin tonë, është pritur me ngurrim nga një pjesë e mirë e të rinjve të cilët e shohin më të lehtë të punojnë gjatë studimeve ose të mbështeten nga familja. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re