Ka nisur këtë fillim muaji aplikimi për panelet diellore për konsumatorët familjarë.

 

Agjencia për Efiçencën e Energjisë ka publikuar listën me dokumente që duhet të paraqesin konsumatorët familjarë për aplikim në platformën online.

 

Ata që do të kualifikohen për t’u subvencionuar nga qeveria, do të duhet të përzgjedhin një nga bizneset e listuara nga agjencia për efiçencën e energjisë për të instaluar panelin.

 

Qeveria do të subvencionojë me 70% të çmimit familjet që do të aplikojnë për një panel diellor për ngrohjen e ujit.

 

Më poshtë gjeni listën e plotë të dokumenteve dhe mënyrën se si duhet të aplikoni:

Letërnjoftim (pasaportë/kartë identiteti);🔹Certifikatë familjare;🔹Certifikatë pronësie;🔹Faturat e energjisë elektrike për 6 muajt e fundit;🔹Vërtetim debie nga e-albania që dëshmon se nuk janë debitorë kundrejt OSHEE/FSHU për pagesën e energjisë elektrike, ose janë në një marrëveshje për shlyerjen me këste të detyrimeve të prapambetura;🔹Foto në të cilat tregohet qartë pamja e jashtme e objektit ku do të instalohen panelet diellore për ngrohjen e ujit.🔹Sipas rastit, dokument që vërteton se janë përfitues të ndihmës ekonomike;🔹Formulari e vetëdeklarimit sipas Shtojcës nr. 2.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re