Kreu i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar atë që ai beson se do të ndodhë në fillim të javës, anëtarësimin e Kosovës në Interpol, që është dhe testi i tij, e po ashtu edhe i Beogradit, mbi potencën diplomatike në kahje të kundërta

 “Fillim i mbarë. U konfirmua agjenda e samitit të Interpolit dhe pika ku Kosova aplikon për të qenë anëtar. Lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit është synimi ynë. Votimi do të ndodhë të martën”, ka shkruar Pacolli.

Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, ku më 20 nëntor do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë botërore të sigurisë, nisi punimet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kjo pritet të jetë dhe prova e fortë për Pacollit, se a e përligj të qënit ministër i Jashtëm i Kosovës në një periudhë mjaft delikate, pasi dhe procesi i njohjeve ka ngecur. Dhe kjo ka ndodhur, si për paradoks, kur në krye të diplomacisë ka qenë pikërisht ai, njeriu që ia dedikon lobimit të tij privat, shumë njohje nga disa vende të botës së tretë.      

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re