Skip to content

Nis beteja ligjore Basha-Berisha, Komisioni i Rithemelimit të PD-së çon në gjykatë ndryshimet statutore të miratuara më 11 dhjetor

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike dërgon në gjykatë për regjistrim statutin e ri, të cilin e miratoi në 11 dhjetor, në kuvendin e thirru nga Sali Berisha. Sipas burimeve synohet legalizimi i ndryshimeve në statut, që u miratuan pas votimit të delegatëve.

Dy ditë më parë Lulzim Basha depozitoi në gjykatë pas afro 5 muajsh ndryshimet në statut të miratuara në Kuvendin e 17 korrikut.

Sipas statutit të ri të miratuar nga Kuvendi i thirrur nga Berisha parashikohet që kryetarit mandati pa të drejtë rikandidimi, në rast se partia humbet zgjedhjet e përgjithshme dhe nuk rezulton forcë fituese qeverisëse.

Statuti i ri i miratuar nga mbështetësit e Berishës synon të bëjë të pavlefshëm kuvendin kombëtar të datës 18 të thërritur nga Lulzim Basha, duke sanksionuar që asnjë vendim tjetër i ndërmarrë pas hyrjes në fuqi të statutit, shfuqizohet automatikisht.