Segmenti Tiranë-Rrogozhinë, pranë mbikalimit të Shkozetit është i pari nga ku ka nisur aksioni për pastrimin e akseve kombëtare nga aktivitetet e paligjshme tregtare.
 
Që në orët e para të mëngjesit, fadromat e IKMT-së së bashku me punonjës të ARRSH, nisën punën për bllokimin e subjekteve pranë mbikalimeve të autostradës, pasi janë në kundërshtim me kodin rrugor.
 
Afrim Qendro, drejtori i ARRSH u shpreh se do të ketë një ndërhyrje të re për heqjen e të gjitha tabelave me sinjalistikë vertikale tek karburantet që gjenden buzë autostradave.
 
Aksioni pritet të zgjasë 15 ditë dhe përveç aksit Durrës Rrogozhinë, përfshin edhe akset Tiranë-Vlorë, Tiranë-Hani i Hotit dhe Tiranë- Kapshticë.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re