Në Kukës, këtë fundjavë ka nisur dimri i vërtetë. Temperaturat të shtunën u ulën ndjeshëm të shoqëruara edhe me erëra të forta .

Në zonat e larta malore në mëngjes pati mjegull ndërsa priten edhe reshjet e para të dëborës. Autoritetet lokale thonë se kanë marrë masa për të pritur dimrin e sivjetshëm veçanërisht në zonat malore.

Dimri në Kukës, shihet si i vështirë për shkak të pandemisë së COVID 19, por edhe gripit stinor.

Rënia e temperaturave gjatë ditëve të fundit ka bërë që edhe në disa zona malore të Kosovës të ketë reshje të borës. Bora e parë është shënuar sot në vendin malor në Brezovicë.

Këto janë reshjet e para të borës për këtë vit në Brezovicë, zona turistike e Kosovës, shumë e frekuentuar edhe nga shqiptarët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re