Aeroplanmbajtësja më e avancuar e marinës amerikane është aktivizuar për herë të parë dhe do të marrë pjesë në stërvitje të ndryshme ushtarake me shtetet e tjera anëtare të NATO-s ndërsa në Ukrainë po zhvillohet një luftë mes dy fuqive në një kontekst, Perëndimit dhe Rusisë.

USS Gerald R. Ford u largua nga baza më e madhe detare në botë në Norfolk (shteti amerikan i Virxhinias), së bashku me destrojerët dhe anijet e tjera.

Ford do të bashkohet me anijet nga Franca, Gjermania dhe Suedia gjatë stërvitjeve të ndryshme ushtarake, duke përfshirë luftën kundër nëndetëseve në Oqeanin Atlantik.

Stërvitjet zhvillohen shtatë muaj pasi Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë dhe në një kohë të tensioneve në rritje midis Moskës dhe Perëndimit.

USS Ford është i pari i marinës nga klasi i ri i aeroplanmbajtësve Ford, thanë agjencitë.

Ato janë krijuar për të mbajtur më shumë avionë dhe për të operuar me disa qindra marinarë më pak.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re