Mediat ruse pretendojnë se ka nisur evakuimi i disa fshatrave brenda territorit rus që ndodhen në kufi me Ukrainën.

Sipas agjencisë mediatike ruse TASS, evakuimi është i përkohshëm dhe ka nisur pas bombardimeve të ushtrisë ukrainase në Belogrod dhe disa fshatra përreth.

Administratori lokal i zonës, Alexey Dybov tha se banorët janë evakuar, ndërsa për gjënë e gjallë do të kujdeset policia dhe ushtria. Sipas tij, zona ka mbetur pa energji elektrike dhe gaz.

Rusia pretendon se Ukraina ka sulmuar pikën kufitare në këtë rajon, duke vrarë një civil dhe plagosur katër të tjerë.

Megjithatë, kjo lëvizje vjen në një kohë kur ushtria ruse po tërhiqet nga disa qytete dhe fshatra ukrainase, pas nisjes së një kundërsulmi të ushtrisë ukrainase që deri tani ka rezultuar i suksesshëm.

Raportimet, ndonëse jo të konfirmuara plotësisht, thonë se ukrainasit kanë çliruar mbi 40 fshatra dhe disa qytete të mëdha, teksa kanë kapur peng rreth 9 mijë ushtarë rusë.

Burimi: News Bomb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re