Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re

Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë të diel në Gjirokastër, ku ka inspektuar punimet për parkimin nëntokësor në sheshin e Çerçizit.

 

I shoqëruar nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro,  Rama ka njoftuar se ka nisur faza e dytë e projektit ku do të vishet me gurë hapësira këmbësore.

 

Ky projekt sipas kryeministrit do t’i japë një frymëmarrje të re qytetit të Gjirokastrës, ku rrugët tashmë kanë filluar të gëlojnë nga turistët.

 

“Gati parkimi nëntokësor në sheshin e Çerçizit, mbi të cilin ka nisur faza e dytë e projektit, riveshja me gurë e hapësirës së madhe këmbësore, që do t’i japë një frymëmarrje të re të qytetit të Argjiros, ku rrugët gëlojnë nga turistët e jeta ekonomike zhvillohet për të gjithë ata që i bashkëngjiten rrugës së krijimit të shërbimeve cilësore për vizitorët e shumtë”, shkruan Rama në rrjete sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re