Subscribe

Korça ka mirëpritur festivalin ndërkombëtar të filmit me metrazh të shkurtër. Në këtë aktivitet marrin pjesë 35 filma nga 28 vende të ndryshme të botës.

 

DREJTORI I FESTIVALIT

GLEDIS BICA

“Filmi me metrazh të shkurtër njihet pak në Shqipëri ndërkohë që në vende të tjera europiane pjesë e këtij filmi janë autorë shumë të njohur europiane, madje dhe të filmave me metrazh të gjatë.”

 

Lulëzim Hoti skenarist nga Mitrovica tha se festivali ndërkombëtar i filmit me metrazh të shkurtër është eventi më i rëndësishëm për Korçën, pasi një pjesëmarrje kaq e madhe e krijuesve është vlerësimi më i madh që i bëhet këtij qyteti.

 

Lulëzim Hoti

Skenarist

 

“Është një pozicion gjeografik, shumë i mirë, që shërben si urë lidhëse  për kulturën, e shoh si një potencial të madh këtë gjë”.

 

Në natën e parë të këtij janë shfaqur për artdashësit korçarë 10 filmat më të ndjekur vitet e fundit në Gjermani, ndërkohë që për 4 netë të tjera do të shfaqen filmat e tjerë konkurrues në festival.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re