Mjetet turke të informimit bëjnë me dije se ka nisur fluturimet e provës i pari avion luftarak F-35 i porositur nga Turqia.

Fluturimi i këtij avioni është kryer në Teksas, në Fort Worth, dhe nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, dorëzimi i avionëve të parë të këtij lloji Turqisë do të kryhet më 21 qershor.

Pamjet filmike të fluturimit të avionit F-35 u shpërndanë nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, teksa e tregonin atë me flamurin turk.

Veç Turqisë, në programin e avionëve luftarakë F-35 bëjnë pjesë dhe SHBA-ja, Britania, Italia, Holanda, Kanadaja, Australia, Norvegjia dhe Danimarka.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re