Fushata e vaksinimit antiCOVID, do të shtrihet nga sot, edhe në dy pika të reja në Shqipëri.

Dozat e vaksinës së Pfizer që mbërritën mbrëmjen e të hënës në Rinas, do të shpërndahen sot në qendrat e vaksinimit që janë ngritur në Shkodër, më pas në Vlorë.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama pritet të jetë sot në Shkodër, në nisje të kësaj fushate vaksinimi.

Me të marrë këtë informacion, banorë të zonave të përmbytura në zonën e NënShkodrës, janë ngritur në protestë.

Protestuesit janë të shpërndarë, me qëllim respektimin e masave antiCovid, ndërsa në terren ka prezencë të forcave policore.

Burimet nga Shkodra bejne me dije se kane qene bashkepuntoret e kryebashkiakes se Shkodres Voltana Ademi, ata qe kane mobilizuar disa banore per te protestuar ndaj kryeministrit per permbytjet!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re