Skip to content

Nis fushata për zgjedhjet vendore në Maqedoninë e Veriut/ 309 kandidatë garojnë për postin e kryebashkiakut

Maqedonia 770x427 1


Partitë në Maqedoninë e Veriut së bashku me kandidatët e tyre do të startojnë ditën e sotme fushatën për zgjedhjet lokale në vend e cila do të zgjasë deri në datën 17 tetor.

Partia e parë që ka çelur fushatën është BDI,  në qytetin e Shkupit.

OBRM-PDUKM do e nisin fushatën ditën e sotme po në Shkup ku do të promovojnë kandidatin për kryeqytetit maqedonas, Orce Gjorgjievski.

Këto zgjedhje lokale janë të tetat në historinë e Maqedonisë së Veriut si shtet.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fnis fushata per zgjedhjet vendore ne maqedonine e veriut 309 kandidate garojne per postin e kryebashkiakut%2F%23gsc.tab%3D0&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

 

Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish, pra kandidatura të pavarura.

Votimi në ditë e zgjedhjeve do të mbahet në 3,480 qendra ku do të garojnë në total 309 kandidatë për kryetar bashkie dhe 10,490 për anëtar të këshillave bashkiake.

Qyteti i Shkupit ka numrin më të madh të kandidatëve për kryetarë bashkish, rreth 16.

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet lokale mbahen çdo katër vjet në gjysmën e dytë të tetorit.