“Gjeniu i Madh” ngriti siparin e edicionit të parë mbrëmjen e së enjtes.

 

Nën emocionet e skenës por edhe etheve të garës, pesë pjesëmarrësit e parë interpretuan përpara jurisë profesioniste, ku u përballën dhe me komentet e tyre.

 

 

Përreth dy orë talentet e Gjeniut të Madh mbajtën të mbërthyer publikun para ekranit të Vizion Plus, duke sjellë disa prej këngëve më të bukura por dhe plot surpriza.

 

 

Për 12 javë 15 konkurrentët e përzgjedhur nga juria përmes audicioneve do të interpretojnë përballë njëri-tjetrit për të vijuar rrugëtimin drejt finales së madhe.

 

Spektakli “Gjeniu i Madh” ju lë takim sërish pas një jave, ku të tjerë emra dhe talente do të prezantohen për ju në orën 21 vetëm në Vizion Plus.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re