Fredi Beleri është marrë zyrtarisht i pandehur nga gjykata nën akuzën e korrupsionit në zgjedhjet lokale dhe dosja e tij ka filluar shqyrtimin gjyqësor. Vendimi u mor pas një seancë që zgjati 4 orë e 30 minuta nga gjyqtarja e posaçme, Flojera Davidhi, e cila përmes pranimit të kërkesës së prokurorisë, i hap rrugë gjykimit të zgjedhurit kryebashkiaku i Himarës. Mbrojtësi i të pandehurit, u shpreh se Beleri nuk kërkoi gjykim të shkurtuar dhe pritet që seanca të vijojë me 50- 60 dëshmitarë.

 

Fredi Beleri tha se po qëndron në burg politikisht dhe pa asnjë provë, që nuk ka pasur asnjë kontakt që nga data 6 edhe deri në ditën që është arrestuar me të infiltruarin. SPAK vazhdon të shprehet se akuzat e ngritura ndaj Belerit janë të vërtetuara. Ne do i kontestojmë këtë punë kemi, seanca tjetër është ditën e hënë. Argumenti ishte se kanë përfunduar hetimet dhe s’ka rrezik më për marrjen e provave dhe s’ka pse të ndiqet më në gjendje arresti në burg, kur gjyqi do vazhdojë gjatë. Ai ka insistuar që të mos ketë gjykim të shkurtuar.

 

Gjatë seancës prokurorët e posaçëm, Adnan Xholi dhe Dorina Bejko e mbrojtën akuzën e Korrupsionit Zgjedhor. Ndërsa, përfaqësuesit ligjorë të Fredi Belerit i kërkuan gjykatës pushimin e çështjes me argumentin se provat mungojnë. Po ashtu, ata kërkuan që aktet e SPAK të shpallen të pavlefshme pasi sipas tyre janë në kundërshtim me ligjin.

 

Më herët në gjykatë për të ndjekur seancën u paraqit edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i cili u shpreh se gjykata po e mban padrejtësisht Belerin në qeli.

 

VANGJEL DULE

 

KREU I PBDNJ

 

Beleri në mënyrë të padrejtë në kundërshtim me parimin botërisht të respektuar të prezumimit të pavarësisë ndalohet të kryej betimin si kryebashkiaku i zgjedhur. Mjafton t’ju përmend rastin e një deputeti të zgjedhur i cili ishte i paraburgosur dhe u lejua që të kryeje betimin si deputet. Drejtësia duhet që pataten e nxehtë ta trajtojë me frymën e ligjit germën e ligjit të praktike të njohura botërisht. Askush nuk ka të drejtë ta paragjykojë procesin gjyqësor.

 

Çështja “Beleri” ka sjellë përplasje mes Tiranës dhe Athinës zyrtare, pasi kjo e fundit pretendon se qëndrimi në burg i tij është i motivuar politikisht.

 

Beleri u arrestua 2 ditë përpara votimeve të 14 majit, nën akuzën e shitblerjes se votave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re