Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen e Luan Dacit. Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelit nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment pas përfundimit të seancës.

 

Ndërsa avokati i tij mbrojtës, Jordan Daci , u shpreh se nuk ka prova  për të provuar fajësinë.

 

JORDAN DACI

AVOKAT

“S’ka prova të reja, fakti është më i thjeshtë se sa e ka ndërlikuar qoftë prokuroria qoftë gjykata. Nëse një dokument që në shkruajmë është dokument apo nëse ka një falsifikim. Gjithë  te tjerat janë letra që nuk i hyjnë punë askujt.”

 

SPAK akuzon Luan Dacin për falsifikim të dokumenteve. Sipas organit të akuzës, Daci nuk ka deklaruar një masë administrative të marrë në vitin 1997 kur Këshilli i Lartë i Drejtësisë e ka shkarkuar nga detyra për paaftësi. Gjyqtari i Lolegjit të Posaçëm të Apelimit pasi u mor si i pandehur nga Gjykata e Posaçme u pezullua nga detyra.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re