Në Nju Jork nis këtë të të hënën gjyqi ndaj “El Chapo”-s, meksikanit Joaquin Guzman, i akuzuar si koka e artelit më të madh në botë të drogës, ku brenda një çerek shekulli futi në Shtetet e Bashkuara më shumë se 155 ton kokainë.

Gjykimi i tij do të bëhet në një gjykatë federale në Brooklyn, do të marrë katër muaj e do të kushtojë miliona dollarë.

Guzman u ekstradua 2017, pasi ai dy herë u arratis nga burgu në Meksikë.

Guzman konsiderohet të jetë kapot më të mëdhenj në botë të drogës, pas kolumbianit Pablo Escobar, “mbreti i kokainës”, e cila ishte një nga njerëzit më të pasur në botë.

Ekspertët theksojnë se për të janë kopsitur të gjitha provat për ta lënë në burg, ndoshta sa të ketë frymën.

Karteli i themeluar nga Guzman në vitin 1989 është ende i fuqishëm. Së bashku me të, është dhe bosi tjetër, “El Mayo”, por ende i lirë dhe që e vazhdon trafikun e drogës në Meksikë, shoqëruar dhe me aspekte dhunë e krimesh.

Prokurorët amerikanë thonë se nga viti 1989 e deri 2014, karteli i “El Chapo”-s trafikoi lëndë narkotike me vlerë 14 miliardë dollarë.

Guzman është vetëdeklarua jo fajtor, ndërkohë që prokurorët kanë mbledhur për të më shumë 300,000 faqe dëshmi dhe të paktën 117,000 regjistrime audio, që avokatët mbrojtës ankohen se nuk kishin kohë të mjaftueshme për t’i shqyrtuar të gjitha.

Ndërkohë, gjyqi i famsëm do t’u kushtojë  taksapaguesve amerikanë më shumë se 50 milionë dollarë, që përfshin programe mbrojtjeje për të paktën disa nga qindra dëshmitarë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re