Gjykata e Posaçme ka çelur procesin gjyqësor ndaj Erion Alibejt, Xhuliano Hoxhës dhe Euglen Halilit, i penduar i drejtësisë, të akuzuar për vrasjen Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt, korrikun e vitit 2020 në Elbasan.

Sipas prokurorisë, organizator i vrasjeve dhe porositës i tyre eshtë Erion Alibej, pas dyshimeve se ishin të përfshirë në ekzekutimin e vëllait dhe xhaxhait në maskarën e Bradasheshit.

Në kërkesën për prova, SPAK, kërkoi pyetjen e 24 dëshmitarëve, mes të cilëve edhe Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha, të penduarit e drejtësisë në dosjen “Golden bullet”.

Avokatët e të pandehurve pretenduan mospërputhje të deklarimeve të të penduarve Halili dhe Hoxhaj e Dumani për të njëjtat episode kriminale. Prokurori i çështjes tha se i qëndronte deklarimeve të dhëna nga Euglen Halili.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re