Ka nisur seanca për 34-vjeçarin Rudolf Nikolli.

34-vjeçari nga Burreli, u arrestua për sulmin në xhaminë, “Dine Hoxha”, ku mbeten të plagosur me thikë pesë besimtarë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në Xhaminë “Dine Hoxha” te Rruga e Kavajës në Tiranë.

Fillimisht ai goditi me thikë një besimtar që ishte në picerinë aty pranë dhe më pas u fut brenda duke plagosur katër të tjerë.

Besimtarët e tjerë ndërhynë duke arritur t’ia hiqnin thikën nga dora duke e nxjerrë jashtë dhe më pas u neutralizua po nga besimtarët deri sa aty mbërriti policia.

Të plagosur nga kjo ngjarje mbetën Donald Koçi, 35 vjeç, Saba Peposhi, 22 vjeç, Maringlen Konja, 24 vjeç, Kleon Jupaj, 26 vjeç dhe Amri Tolaj, 23 vjeç,

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re